Kreu i PD, Sali Berisha, ka lënë seline e PD dhe po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur protestën e opozitës.

 

Në krah të kryedemokratit janë dy nënkryetarët e PD, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

 

Ndryshe nga protestat e mëparshme, për arsye sigurie pas incidentit të protestën e fundit, marshimi i kryedemokratit nuk është shoqëruar nga mediat por është transmetuar me një regji qendrore.

 

Sakaq, Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të mbarëvajtjes së protestës rreth 1500 efektivë të forcave të policisë.