Një shqiptar është arrestuar nga policia greke. Shqiptari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe pasi është pikasur nga policia, është larguar me shpejtësi.

 

 

Ndërkohë pasi disa orësh u arrit të ndalohej dhe gjatë kontrollit nga policia, janë gjetur 2 pako të mëdha me kokainë me 40gram dhe 5 pako të vogla me kokainë me 10gram. Drogën e kishe fshehur brenda të brendshmëve.

 

 

Gjithashtu u gjetën edhe 22 thasë metamfetamine kristal. Sipas policisë vlera e lëndës narkotike arrinte deri në 3 mijë euro.