Në përfundim të mbledhjes së Këshilit të Sigurisë ka dalë në një konferencë shtypi.

 

“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë.

 

Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime.

 

Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet.

 

Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hapë janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me Serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit.

 

Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor.

 

Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve”-tha Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.