Kreu i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se nuk dihet fundi i luftës, ndërsa saktëson se forcat ushtarake të Ukrainës kanë avancuar në çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia.
Po ashtu, Stolteberg ripërsëriti se të gjitha vendet anëtare janë dakord që Ukraina të jetë pjesë e NATO-s
“Ofensiva në Ukrainë është në ditët e para dhe nuk e dimë nëse do të jetë një pikë kthese. Ne e dimë se sa më shumë Ukraina avancon, aq më e fortë do të jetë ajo në tavolinën e negociatave. Sa më shumë territore të fitojë, aq më shumë Putin do ta kuptojë se nuk mund të fitojë në fushëbetejë. Aleatët janë dakord për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Kjo është thënë disa herë nga vendet anëtare”, tha mes të tjerash Stoltenberg.