Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancë për padinë e bërë nga deputetja e PD, Ina Zhupa për shfuqizimin e vendimit që jep me koncesion Parkun e Butrintit.

 

Shtyrja u bë me argumentin se 36 deputetët firmëtarë si palë në këtë çështje nuk kanë autorizimin për t’i përfaqësuar.

 

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa kërkoi që seanca të zhvillohet në 11 korrik, kërkesë që u pranua nga kryetarja Holta Zaçaj. Kjo e fundit theksoi se për shqyrtimin e çështjes nevojiten 28 firma.

Padia në fjalë është ngritur kundër koncesionit të Butrintit dhe është firmosur nga 36 deputet. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike kontrata koncesionare për menaxhimin e parkut arkeologjik të Butrintit ka një sërë shkeljesh ligjore.

 

Në padi PD i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për koncesionin e Butrintit dhe pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji, për shkak se krijon dëme të cilat do të ishin të pariparueshme.

 

Gjatë muajve tetor dhe nëntor marrëveshja për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF dhe shteti shqiptar ishte në qendër të debateve mes opozitës dhe mazhorancës.

 

Ligji u miratua vetëm me vota e mazhorancës dhe 18 deputetët e opozitës në seancë votuan kundër.