Në të gjitha lotet e Unazës Veriore të Tiranës, një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e zonës, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit, po vijon puna.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se realizimi fizik ka arritur në masën 25%.

 

Unaza Veriore e Tiranës ka një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash dhe është e ndarë në shtatë lote.

 

Ky segment bën të mundur lidhjen me Rrugën e Arbrit duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve për mjetet që vijnë apo udhëtojnë drejt qarkut të Dibrës.

 

Kompletimi i Unazës së Madhe do të lehtëson ndjeshëm hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore.