Teksa Bankers kërkoi me anë të arbitrazhit të mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove, janë disa argumente të Shqipërisë ku gjykata i dha të drejtë kësaj të fundit, sipas një deklarate për shtyp nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas ministrisë, Gjykata ra dakord me interpretimin e Shqipërisë për aspekte të rëndësishme të marrëveshjeve, në veçanti që kategoritë e kostove të rikuperueshme janë të listuara në mënyrë specifike në marrëveshje, kështu që kostot e tjera si pagesat e bëra për operacionet kanadeze të Bankers ose pagesat për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim me kompani të tjera për furnizimin me naftë nuk mund të rikuperohen (në ndryshim nga pretendimet e Bankers).

Gjykata konkludoi gjithashtu se nuk mund të pretendoheshin as kostot e kundërshtuara që ishin bërë, të tilla si investimet në marrëdhëniet me komunitetin që kane qenë të ekzagjeruara ose pagesat për qiratë e tokës.

Nga ana tjetër, tribunali ra dakord me Shqipërinë se kontratat e rëndësishme nënkontraktore duhej të jepeshin nëpërmjet proceseve rigoroze të tenderimit, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e projektit./Tema