Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është treguar i ashpër me Sali Berisha, ndërsa duke marrë shkas nga fjalimi i këtij të fundit, tha se Kosova duhet ta kishte shpallur me kohë non-grata ish-kryeministrin.

 

 

 

Braçe tha se; “E di që kolegët e mi do të reagojnë, por meqë u bë kohë që jemi këtu, ca të vërteta duhet me i thënë siç janë. Nëse ka një akt bashkëpunimi, nga fillimi deri në fund, të dëshmuara, me impakt këtu dhe në rajon, në luftë, jo në paqe, në kurriz të shqiptarëve, të boshnjakëve, të kroatëve, në këtë vend, është thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara nga një njeri, për turpin e tij malësor; Sali Berisha.

 

 

 

Po flas për një fakt të konfirmuar zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht, që është damkosur Shqipëria, në emër të të cilit janë bërë rrëfime të neveritshme. Nëse do të kishte një vend që duhet ta shpallte Berishën non-grata, ai duhet të ishte Kosova. Vetëm për këtë akt, për thyerjen e embargos.”, tha Braçe.