Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd Robinson mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë bëri të ditur se Robinson rikthehet në Tiranë, pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006.
“Gjatë vizitës së tij, ndihmëssekretari Robinson do takohet me stafin e Ambasadës së SHBA, kryeministrin Edi Rama, anëtarë të qeverisë, të institucioneve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit për të theksuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës në rrjetet sociale.