Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi të prezantojë një kushtetutë të re “civile”, raporton Anadolia.

 

“Ne do të punojmë së bashku për të miratuar kushtetutën civile të Turqisë,” tha Erdogan pas një takimi të kabinetit që zgjati më shumë se tetë orë në kryeqytetin, Ankara.

 

“Ne duam të ndjekim rrugën tonë në shekullin e dytë të Republikës sonë nën udhëheqjen e një kushtetute civile, liberale, gjithëpërfshirëse që do të pranohet nga të gjitha segmentet,” tha Erdogan, duke theksuar rëndësinë e lënies pas Kushtetutës aktuale që u formësua nga junta ushtarake pas grushtit të shtetit të vitit 1980.

 

Erdogan përshëndeti sistemin presidencial.

 

Sistemi i ri

 

“Kombi ynë në zgjedhjet e 14 dhe 28 majit refuzoi vullnetarisht propozimet për t’u kthyer në sistemin e vjetër. Diskutimet për sistemin parlamentar mbyllen për një periudhë të pacaktuar”, tha Erdogan.

 

Turqia miratoi sistemin e saj ekzekutiv presidencial të qeverisjes në vitin 2017 pas një referendumi publik dhe e vuri në praktikë një vit më vonë.