Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rrëmbimin e 3 policëve të rrëmbyer në Kosovës.

 

Rama shprehet se situata nuk mund të krahasohet me arrestimin e Millenkoviç, personit me precedent penal.

 

Ai thekson se efektivët e Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.

 

Edi Rama:

 

1.Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

 

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

 

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

 

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

 

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.