Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Tiranë kryeministri hungarez Viktor Orbán.

 

Kryeministria bën me dije se ceremonia e pritjes së tij do të nisë në orën 09:30.

 

Pritet që në orën 10:30 të paradites së sotme të nënshkruhen marrëveshjet mes dy vendeve e më pas në orën 10:40 Kryeministri i vendit Edi Rama bashkë me homologun e tij të mbajnë një konferencë për shtyp.

 

Ndërkohë edhe vetë Orban ka njoftuar vizitën e tij zyrtare duke postuar një foto në Facebook-un e tij, ku shkruan: Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme!