Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes me mbajtësen anësore, ka humbur jetën 35 vjeçari V.M. Ndërsa janë plagosur edhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

 

E.H 34 vjeç dhe E.C 32 vjeç po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.