Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë. Sipas gazetares, Klodiana Lala, ish-bodigardi i Berishës, Haxhia, kundërshton vendimin e tetorit të vitit të kaluar të gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg.
Kujtojmë se në shkurt të vitit 2021 ishte Gjykata e Shkallës së parë që dha këtë vendim pasi Haxhia kërkoi rihapjen e dosjes.
Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Që nga 2018, Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj tij kanë qenë të shumta.