Policia e Shtetit vijon aksionin për zbulimin dhe ndalimin e mbjelljes së kanabisit në të gjithë territorin e vendit.

 

Forcat policore nga reparti FNSH dhe operacionalja janë ndarë në dy grupe, njëri është nisur drejt Rinasit, ndërsa grupi tjetër në Malësinë e Krujës.

 

Këta të fundit pritet të ndërmarrin operacione në zbulimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

 

Disa ditë më parë në malësinë e Krujës, Forcat Operacionale kanë zbuluar lëndë narkotike në disa fshatra.