Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri në një konferencë për mediat krah kryeministrit Edi Rama, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, nuk kurseu kritikat ndaj BE. Orbán tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian është i ngadalshëm, ndërsa e cilësoi këtë proces si të turpshëm.

 

“Është e turpshme sa avash po ecën zgjerimi i Bashkimit Evropian. I hodha një sy agjendës dhe Shqipëria ka duruar 13 vite për hapjen e negociateve. Pas 10 viteve nëse prespektivat janë të sakta, vetëm Gjermania mund të ngelet në 10 vendet më të zhvilluara të botës nga shtetet e BE-së. Nëse zgjerimi ecën me këtë ritëm kaq të ngadaltë mund të them që është një ritëm vetëvrasës. Nuk e di si do t’ia bëjë Evropa në të ardhmen. Për këtë arsye Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Orban.

 

Më tej Orbán tha: “Do doja t’ju falenderoja, veçanërisht mikun tim Edi Rama dhe ftesën për të ardhur në këtë vend interesant. Në 30-vitet e fundit kam ardhur me shumë dëshirë dhe është hera e 12-të nëse mos gaboj. Gjithmonë kam qenë i mendimit se midis shqiptarëve dhe hungarezëve nuk ka vetëm marrëdhënie diplomatike, por i ka rrënjët në historinë dhe në vuajtejet e përbashkëta që ne kemi kaluar. Ne të dy kemi kaluar 40-vite nën sistemin komunist.

 

Bota po shkon drejt një standardizimi global, firmat e ndryshme dhe për fat të keq kjo duket dhe në politikë. Jam i kënaqur kur takoj dikë që është original dhe i vërtetë të re dhe sjell diçka të re në politikat tona.

 

Vizita e sotme është në një periudhë shumë të rëndë, pasi kemi të bëjmë me një rindarje të rëndë ekonomike që po ndikon në Evropën e sotme. Nuk kemi qenë  në gjendje të sjellim përpjekje në këtë drejtim. Për sa i përket pjesës golabale, konkurrenti i Evropës është në rënie dhe problem sot është si ta integrojmë Ballkanin Perëndimor në Evropë”.