Prokuroria e Posaçme ditën e djeshme njoftoi për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian.

 

20 persona të implikuar në trafikun e kanabisit, kokainës dhe heroinës u arrestuan ndërsa një tjetër u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ata u vunë në pranga pas vëzhgimeve dhe përgjimeve. Ndërkohë Klan News ka zbardhur ka disa nga këto përgjime që çuan në shkatërrimin e grupit kriminal.

 

Sikurse duket nga biseda anëtarët e grupit kriminal flasin me një gjuhë të koduar, pasi lëndën narkotike e quajnë “vezë”.

 

Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?

 

Artan Agalliu: Jo jo akoma të shikojmë.

 

Artur Sulaj: Eeeee.

 

Artan Agalliu: Lëre të shofim….

 

Artur Sulaj: S’i ke mbledh akoma e?

 

Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledh!!

 

1 orë e 30 minuta më vonë, Agalliu ka folur sërish me Sulajn, ku kësaj here e lajmëron që të merrte “vezët”.

 

Artur Sulaj: He?

 

Artan Agalliu: Hajde merr vezët.

 

Artur Sulaj: Hajt erdha.

 

Sipas SPAK lënda narkotike fshihej në kamione në vende të posaçme apo edhe në kova me përmbajtje të tjera. Për këtë ata kanë siguruar një përgjim mes Artur Sulajt me Arian Tolën, bisedë e kryer në një kamion.

 

Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!

 

Arian Tola: Ju ka ra në sy se….

 

Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!!  A të q* robt. Na ngeli hape ajo!!

 

Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

 

Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?

 

Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.

 

Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!

 

Arian Tola: Ëëë?

 

Artur Sulaj: Se nuk ishte ai që erdhi radhës tjetër.

 

Në një bisedë në Nëntor të vitit 2021, ata flasin për frikën se mos kapen dhe për kamerat në zonë.

 

Artur Sulaj: S’ka mundësi, se kanë kapë!

 

Arian Tola: S’ka mundësi…

 

Artur Sulaj: S’ka se po të ishte do ishte ba alarmante aty në zone!! Njiqind makina….

 

…ora 07:31:50;

 

Artur Sulaj: Pse e ka çu ke veni?!

 

Arian Tola: Po ka kamera…

 

Artur Sulaj: Ka kamera?

 

Arian Tola: E ka kamera.

 

Artur Sulaj: Kamerave ja kam frikën!

 

Arian Tola: Pse?

 

Artur Sulaj: Tregojnë o burrë se filmojnë, ja ti marri nokush kamerat. Anash rruge nuk ka kamera, kontrollova unë, aty te gardhi ka kamera….

 

Arian Tola: (Nuk kuptohet.)

 

Artur Sulaj: Pikërisht se ishte e kthyme te rrugica ku kalojshin kamionat te rrugica e pe!

 

Arian Tola: (Nuk kuptohet).