Serbët kanë nisur të protestojnë në veri Mitrovicës kundër arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

 

Ata që nga ora 13:00 kanë nis një marsh protestues.

 

Përndryshe, gjatë arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, që ndodhi ditë më parë, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë. /KosovaPress/