Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, priti sot Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, dhe delegacionin qeveritar,  cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Pasi i uroi mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë,  Kryetarja Nikolla e falenderoi Kryeministrin Orbán për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

“Bashkëpunimi politik mes Shqipërisë dhe Hungarisë është i ngushtë, mbështetës e miqësor. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e zëshme të Hungarisë ndaj perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE si edhe për mbështetjen proaktive dhe të përkushtuar në zhvillimin dhe integrimin evriopian të rajonit, nisur nga vizioni se  BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa shtetet e këtij rajoni kanë nevojë për BE-në.”, theksoi Nikolla.