Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat e sigurisë për 12 persona e arrestuar të akuzuar për kontrabandë dhe pastrim parash, në mesin e të cilëve dhe ish-shoferi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu me familjarët e tij.
Sipas News24, SPAK goditi një grup të strukturuar kriminal që kryente kontrabandë e pastrim parash, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve efektivë të policisë së Kufirit në Durrës.
Pas më shumë se një viti hetimesh dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente e banesa të ndryshme, SPAK ngriti disa akuza për të dyshuarit si pjesë e kësaj veprimtarie.
Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për pastrim parash; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, Kontrabanda me mallra të tjerë; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; krime të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Emrat
Agustin Mesuli, arrest me burg; Altin Dode, arrest me burg;
Florion Baku, arrest me burg;
Sokol Idrizaj, arrest me burg; ish-shoferi i Ardi Veliut
Bora Idrizaj, arrest shtëpie, vajza e Sokol Idrizaj
Dejvi Skenderaj, detyrim paraqitje;
Vangjush Kashara, arrest me burg;
Tomorr Baruti, arrest me burg;
Elda Idrizaj, arrest me burg, bashkëshortja e Sokol Idrizajt;
Egi Idrizaj, detyrim paraqitje; vajza tjetër e Sokol Idrizaj;
Gentian Aga, arrest me burg;
Alid Shehi, arrest me burg