Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor.

 

Ky vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë dhe është njoftuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.

 

Sipas saj, ngritja e kësaj agjencie ka si qëllim rregullimin dhe granatimin e procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.

 

Ajo bën me dije se nga këshillimi kombëtar, 61% e qytetarëve u shprehën pro miratimit të këtij projektligji.

 

“Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.

 

Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore. Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha Manastirliu.