Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë samitit të NATO-s në Uashington, zhvilloi takime me homologët nga Polonia  Radosłaë Sikorskil dhe Islanda, Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir.

Në takime u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, adresimi i sfidave globale, përfshirë dinamikën në Ballkanin Perëndimor, si dhe u rikonfirmuan përpjekjet e  përbashkëta ndaj mbrojtjes kolektive, krahas mbështetjes për Ukrainën.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama./ata