Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga Policia e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Tetë persona janë arrestuar ndërsa dhjetëra të tjerë janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Korçës.
Gjatë aksionit,raportohet se janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia janë ndaluar persona që merreshin me shpërndarje të drograve të forta.
Mësohet se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg canabis, telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek.
Në vijim pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin.