Prezenca e OSBE-së në Tiranë vijon të mbështesë grupin e punës për përgatitjen e Strategjisë së Menaxhimit të Riskut të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Pesë sesione të brendshme dhe një takim pune me stafin administrativ të Kuvendit të Kosovës u zhvilluan, me këtë qëllim, gjatë muajve maj-qershor.

 

Grupi i punës i ngritur nga Kuvendi dhe i mbështetur nga Prezenca e OSBE-së ka bashkëpunuar për të përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse, me synimin kryesor rritjen e aftësisë së Kuvendit për të identifikuar, vlerësuar dhe zbutur në mënyrë efektive rreziqet e mundshme.

 

Grupi i punës synon të përfundojë draftin dhe ta ndajë për konsultim të brendshëm deri në fund të qershorit.

 

“Vlerësojmë progresin e bërë deri tani dhe shpresojmë ta shohim të përfunduar e të miratuar së shpejti. Ky dokument strategjik, së bashku me të tjerë tashmë të finalizuar apo në proces, përbëjnë një paketë të rëndësishme të dokumentacionit strategjik, në përputhje të plotë me zbatimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2020-2025. Ata luajnë një rol jetik në sigurimin e funksionimit të qetë dhe të qëndrueshmërisë së jetës parlamentare në tërësi”, thekson Prezenca e OSBE-së në një postim në rrjetet sociale.