E ftuara e radhës në “Podcastin e kryeministrit Rama, ka qenë modelja Emina Cunmulaj, e cila ka treguar detaje mbi jetën e saj dhe nisjen e karrierës. 

 

 

E lindur në Amerikë por e rritur në Shqipëri, prej vitesh Cunmulaj ushtron profesionin e saj përtej oqeanit si modele.

 

Gjatë gjithë bisedës me kryeministrin, modelja ka theksuar se ka parim kryesor të mos harrojë origjinën e saj shqiptare.

 

 

Ajo rrëfeu edhe vështirësisë që ka kaluar për të arritur ëndrrën e saj në modeling, për të cilën tha se në fillim iu desh të gënjente prindërit që të merrte pjesë në një kompeticion mode e më vonë pasi u largua nga vendi, ka kaluar vështirësi të shumta, madje edhe ka fjetur me barkun bosh.