Një 57-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të trafikonte 808 monedha dhe kartëmonedha koleksioni në Greqi.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë kanë mundur të ndalojnë shtetasin me iniciale Q. H., në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, dhe për pasojë gjetën dhe sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të pa deklaruara.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin 57-vjeçarin, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.