Pas gjashtë muajsh hetimesh, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Korçës  finalizoi operacionin policor të koduar “Knock Doën 3”.

 

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:

 

P.P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

 

Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht bëhet fjalë për:M. P., 23 vjeç; I. D., 26 vjeç; Gj. R., 32 vjeç; A. S., 36 vjeç; D. Q., 27 vjeç dhe N. L., 19 vjeç, banues në Korçë.

 

Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

 

Gjatë operacionit “Knock Doën 3”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 388 gramë kokainë e ndarë në doza;  9 kilogramë kanabis; 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak; 9 automjete;  28 aparate celular; 6 peshore elektronike; një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale; Fianë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

 

Vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.