Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në qendër të Fierit paraditen e sotme.

Incidenti ka ndodhur pranë teatrit Bylis. Sapo drejtuesi ka ndezur mjetin, ai ka shpërthyer ne flakë, teksa ka mundur të dalë menjëherë prej tij.

 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në automjetet e parkuara pranë.

 

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.