Një shpërthim është regjistruar në një banesë në fshatin Bulgarec, Korçë.

 

Sipas policisë, banesa është e pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë.  Nga të dhënat e para dyshohet se ka plasur një granatë dore.

 

“Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.