Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur tronditës sulmin e djeshëm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

 

Ai e ka konsideruar të papranueshëm aktin e dhunës ndaj gazetarëve, por është shprehur i habitur se pse nuk po reagon Lista Serbe.

 

Ai ka shkruar se të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën.

 

Dje (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave. Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë. “Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur nga PK./KosovaPress/