Raportohet se 8 raketa janë lëshuar nga jugu i Libanit në veri të Izraelit.

Sipas lajmit të "Channel 12" në Izrael, sirenat kanë rënë në rajonin e Jalilit në veri, afër kufirit, pas sulmit me raketa nga Libani.

Raportohet se 8 raketa u lëshuan në veri të Izraelit dhe ushtria izraelite u përgjigj duke hapur zjarr artilerie në pikat në Liban ku u hodhën raketat.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga grupet në Liban apo ushtria izraelite lidhur me incidentin.

Në përleshjet e vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufi, që nga 8 tetori 2023, vdiqën 30 civilë libanezë dhe 181 anëtarë të Hezbollahut, si dhe 6 civilë izraelitë dhe 10 ushtarë izraelitë./a