Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të TEG-ut, ku si pasojë e përplasjes nga një motor, një shtetas ka humbur jetën. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.