Një 48-vjeçar është arrestuar pasi shkaktoi një aksident duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

 

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë G. Ç., banues në Sarandë, pasi duke drejtuar motomjetin, që gjithashtu ishte pa targë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Sh. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë E. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me motomjetin që ky shtetas e drejtonte pa targën dhe dokumentacionin përkatës.

 

 

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.