Autoritetet ukrainase thanë se 16 persona u vranë dhe 31 të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i një dige të kontrolluar nga Rusia, për të cilën Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin.

 

 

“16 persona vdiqën: 14 në rajonin Kherson dhe 2 në rajonin e Mykolaiv. 31 persona janë ende të zhdukur,” tha ministria e Brendshme e Ukrainës, pasi Rusia njoftoi 29 vdekje në zonat që ajo kontrollon.

 

 

Pak ditë më parë diga u hodh në erë si pasojë e bombardimeve ruse, ndërsa këta të fundit nuk pranuan autorësinë e sulmit, duke akuzuar Ukrainën.