Tre pjesëtarë të një familjeje kosovare humbën jetën pasditen e djeshme në rrugën Shkup-Bllacë, të Maqedonisë së Veriut, kur një veturë me 4 pasagjerë ra në lumin Lepenc.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se në veturën e aksidentuar BMW me targa të Kosovës kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”në Shkup.
Ndërkohë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook, ka sqaruar se kush janë viktimat.
Pacolli deklaron se këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.
“Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë”, shkruan ai
Vetura ka rënë në lum të shtunën në mbrëmje në lumin Lepenc, në pjesë e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.