Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokuorori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 36 vjeç dhe E. A., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet e tyre, në aksin Gjirokastër-Sarandë, janë larguar duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për ndalim. Më pas ata janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër.

 

 

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 42 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Ksamil.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetases K. K., 21 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se prej ditës së djeshme, kjo shtetase është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e saj.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-D. S., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me sinjalistikën rrugore;

 

-J. A., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi lagjen “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin A. Xh., 73 vjeç, që lëvizte me biçikletë. 73-vjeçari po merr mjekim në spital.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

– – –

Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.