Dritan Abazoviç deklaroi për mediat sot kur po mbahen zgjedhjet në Malin e Zi se është i bindur që partia që ai përfaqëson dhe ai vet personalisht kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që do të vazhdojnë ta japin.

 

“Jam i bindur se koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhme. Sa i takon komunitetit shqiptar ai kurrë s’ka qenë më mirë në Mal të Zi, kurrë s’ka pasur përfaqësim më të madh as në qeveri, as në institucione të ndryshme, kurrë nuk ka qenë vëmendja sa i takon trevave ku jetojnë shqiptarët dhe pakicat, si në Ulqin ashtu edhe në vende të tjera, në Tuz apo veri ku duhet të punojmë më shumë, shpresoj se dhe ata do të sjellin një rezultat të mirë,” – u shpreh Abazoviç.

 

Ai shtoi se retorikën që shpesh as nuk ka bazë në fakte duhet ta lënë pas duke futur interesin kombëtar dhe shtetëror në vend të parë.