Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të legalizuar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

 

Vasili është shprehur se çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, intelektual, njeri i medias apo bisnesmen duhet të kuptojë se legalizimi i drogës është goditja më e tmerrshme për jetën, shëndetin dhe vete ekzistencën e vendit.

 

Postimi:

 

Rama i mbytur ne droge legalizon drogen, duke vrare jeten,shendetin dhe shtetin!

 

Çdo shqiptar, qytetar i thjeshte, intelektual, njeri i medias apo bisnesmen duhet te kuptoje se legalizimi i droges eshte goditja me e tmerrshme per jeten, shendetin dhe vete ekzistencen e vendit

 

Situata kritike me drogen, narkotrafikun dhe Ramen e rilindjen te bere njesh me te kerkon te kunderten, pra beteje kundra droges, reagim qytetar dhe mospajtim civil masiv.

 

Askush nuk mund te jete i qete ne familjen e tij, e cila do te goditet ne nje menyre apo tjetren nga legalizimi i droges si nje akt kriminal me pasoja te shumanshme.

 

Legalizimi per gjoja qellime shendetesore eshte nje alibi e neveritshme ne favor te narkotrafikut dhe nje vrastare e pameshirshme e shendetit vecanerisht per mijra e mijra te rinj.

 

Qellimi i legalizimit eshte vetem nje: hapja nga Rama dhe qeveria e autostradave per narkotrafikun pa fre, pa kontroll duke legalizuar shnderrimin perfundimtar te Shqiperise ne narkoshtet.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ne raportet e tij ka qene asgjesues lidhur me gjendjen e trafikut te droges ne Shqiperi ai thote:

 

 “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.

 

 “kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”

 

 trafikantet shqiptare: “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.

 

 Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,

 

 “grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.

 

 Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

 

PRA ESHTE E QARTE SE LEGALIZIMI I DROGES NGA RAMA DHE QEVERIA ESHTE LEGALIZIMI I NARKOSHTETIT, QE BLEN ZGJEDHJET, SHPOPULLON SHQIPERINE E LARGON QINDRA MIJRA SHQIPTARE DHE I KRIJON NARKOTRAFIKUT BAZEN ME TE MADHE NE EUROPE.