“Kam arritur gjithçka në futboll. Nuk ka mbetur asgjë”, tha Leo Messi në një intervistë të re për beIN Sports, e cila do të publikohet më 24 qershor.

 

35-vjeçari është aktualisht lojtari më i trofeshëm në histori së bashku me Dani Alves.

 

 

Duke marrë vendimin për t’u transferuar te Inter Miami në vend të Barcelonës, argjentinasi e bëri të qartë se do të dëshironte të luante “pa presion” në vitet e fundit të karrierës së tij.