Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Bexhet Pacolli, ka publikuar fotografitë e tre personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit në lumin Lepenc. Nga tragjedia në lumin Lepenc, ndërruan jetë Naim, Merita dhe Ermal Pacolli. I vetmi që mundi të shpëtojë ishte Shpëtim Pacolli. 

 

“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Biznesmeni i njohur publikoi edhe fotot e viktimave ndërsa shprehu ngushëllimet.

.