Policia hungareze gjeti 17 emigrantë të futur në një kamion me targa turke pranë kufirit jugor.

 

Mjeti nuk e kishte ventilimin e duhur dhe personat kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. 16 prej emigrantëve ishin nga Egjipti dhe një nga Libia.

 

 

Jetët e tyre u shpëtuan me një veprim të shpejtë pas një njoftimi nga autoritetet rumune.

 

Policia tha se kamionin e ka ndaluar të enjten në afërsi të fshatit Kishtelek. Një shtetas turk është ndaluar me akuzën për trafik të qenieve njerëzore.