Tregu i punës regjistroi ulje tё mëtejshme tё shkallës së papunësisë në nivelin prej 10.9% në tremujorin e parë të këtij viti.

 

INSTAT publikoi Anketën e Forcave të Punës për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat tregojnë se, shkalla zyrtare e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti, për popullsinë 15 vjeç e lart, shënoi një ulje me 0.4 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,6 % dhe për gratë 11,1 %.

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e papunësisë është ulur me 0,4 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 0,6 pikë përqindje për gratë.

 

Sipas INSTAT-it, shkalla e papunësisë u rrit me 0.1 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

 

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10.6 % dhe për gratë 11.1 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e papunësisë është ulur me 0.4 pikë përqindje për burrat dhe me 0.6 pikë përqindje për gratë.

 

Referuar të dhënave, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22.5 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 1.8 pikë përqindje. Ndërsa krahasuar me tremujorin e katër 2022, ky tregues është rritur me 1 pikë përqindje.

 

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7.8 %. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 1 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0.2 pikë përqindje./ATSH