Gazeta e njohur britanike Express, shkruan se Ksamili, i etiketuar shpesh në media si Maldivet e Europës, në fakt është prishur nga babëzia dhe turizmi.

“Ksamili në Shqipëri u cilësua si një perlë e fshehur e Evropës verën e kaluar, por fshati i shumëkërkuar që atëherë ka fituar një reputacion krejt tjetër.

Rishikimet e fundit të Tripadvisor e kanë cilësuar destinacionin bregdetar si “të prishur nga lakmia dhe turizmi”, duke pretenduar se titulli i tij si “Maldivet e Evropës nuk mund të jetë më larg nga e vërteta”.

Plazhet e tij dikur të qeta dhe të pangarkuara, për të cilat vizitorët thonë se janë ende “të bukur”, janë mbushur me turistë dhe shezlonge shumë afër njëri-tjetrit, me pak pika 'sekrete' të mbetura për t'u zbuluar në zonë,” shkruan gazeta.

Megjithatë ajo sugjeron se ka një opsion më të mirë në Shqipëri.

Sipas gazetës, vizitorët duhet të shkojnë në Himarë, pasi ka plazhe më pak të ngarkuara./SyriNet