Shqiptarët e Kosovës në Austri janë mbledhur në Vienë në një protestë paqësore, në mbështetje të Kosovës përballë tensioneve që po kalon kjo e fundit me Serbinë.

 

Qytetarët kanë kërkuar qetësimin e situatës dhe ndalimin e mbështetjes për autokratët.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata është përshkallëzuar më 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

 

Ndërkaq, më 14 qershor tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.