Policia franceze sekuestroi 72 armë zjarri pa leje në shtëpinë e yllit të filmit Alain Delon.

Policia ka gjetur më shumë se 3.000 fishekë dhe një poligon qitjeje në shtëpinë rurale të Delon në Douchy-Montcorbon, rreth 135 kilometra në jug të Parisit, raportoi televizioni "France 24" të martën.

Prokurori lokal Jean-Cedrix Gaux ka thënë se Delon nuk kishte leje për posedim të asnjërës nga armët.

Aktori 88-vjeçar luajti gangsterë me armë në disa nga filmat e tij më të famshëm, përfshirë Borsalino (1970) dhe është shpërblyer për rolin e vrasësit mendjemprehtë misterioz në filmin e vitit 1967 "The Samurai".

Kontrolli u bë pasi një zyrtar i dërguar nga gjykata vuri re një armë në shtëpinë e Delon-it dhe lajmëroi një gjyqtar.

Shëndeti i aktorit francez ka qenë i dobët vitet e fundit pasi pësoi një goditje në tru në vitin 2019.

Ai pothuajse nuk është shfaqur në ekran që nga vitet 1990. Për herë të fundit bëri një paraqitje të madhe publike kur mori një Palmë të Artë nderi në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2019./aa