Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ndodhet në Komisionin e Sigurisë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PD-së.

 

 

Në seancë dëgjimore pritet të diskutohet veprimtaria e SHISH. Ndërsa çështja e dytë lidhet me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

 

Kujtojmë se disa ditë më parë, opozita e akuzoi Hysenin se ajo ka zhvilluar një vizitë sekrete në Serbi.

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar ditën e sotme i ka kërkuar informacion Presidentit Bajram Begaj sipas tij në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.