Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti sot në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë, admiral Cavo Dragone.
Peleshi theksoi se, mes dy vendeve ka një bashkëpunim të shkëlqyer ushtarak, për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm
Ministri i Mbrojtjes gjithashtu shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku dhe për ta forcuar më tej këtë bashkëpunimin ushtarak.
“Me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë, admiral Cavo Dragone. Bashkëpunim i shkëlqyer ushtarak midis dy vendeve tona për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Të gatshëm për të punuar së bashku dhe për ta forcuar më tej këtë bashkëpunimin ushtarak”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.