Zv.ministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka konfirmuar se forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë fshatin e parë në rajonin e Zaporizhës, pasi Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj.

 

Një ditë më parë, guvernatori i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Zaporizhës, Vladimir Rogov, dhe mediat pro-Kremlinit, thanë se forcat ruse janë larguar nga fshati Pjatihatki.

 

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ushtria ruse ka zmbrapsur sulmet ukrainase në këtë fshat.

Malyar tha më 19 qershor se trupat ukrainase kanë çliruar 113 kilometra katrorë për dy javë.

 

Konfirmimi për marrjen e kontrollit në këtë fshat në Zaporiza vjen disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të rimarrë të gjitha territoret e humbura, teksa Kievi po vazhdon “hapat e çlirimit”.