Policia e Shtetit është duke ekzekutuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit të muhaxhedinëve (MEK) në Manzë të Durrësit.

 

Sipas Klan News urdhri i kontrolleve ka ardhur në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike.

 

Në zbatim të këtij urdhëri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë brenda kampit.

 

Në kampin MEK strehohet opozita iraniane.