Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar. Mësohet se nga 329 anëtarë që ka Këshilli, 151 janë prezentë në sallë dhe 23 të tjerë po marrin pjesë në mbledhje virtualisht.

 

Duke qenë se 174 persona janë të pranishëm në mbledhje, është plotësuar edhe kuorumi i nevojshëm.

 

 

Kujtojmë se një ditë më parë, Gazment Bardhi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike deklaroi para mediave se mbledhja e sotme ishte në shkelje të satutit të PD.

 

Siç u shpreh ai, organizmi i mbledhje të tilla është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm. Po ashtu, Bardhi bëri të ditur se 17 anëtarë të Grupit Parlamentar të PD nuk do të ishin sot prezent.